Armina rrëfen bashkëjetesën me djalin e Sali Berishës

Mediale Vip

Armina rrëfen bashkëjetesën me djalin e Sali Berishës

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 20:17
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Blogerja Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha janë një ndër çiftet më të bukura të shoswbiz-it.

Ata janë bashkë prej disa vitesh dhe  komentohen për çdo detaj nga bashkëjetesa e tyre.

Së fundmi, Armina ka dhënë një intervistë për revistën' Elite' dhe ndër të tjera ka treguar se si është Shkëlzeni si bashkëjetues.

‘Shkëlzeni si bashkëjetues është i thjeshtë, dmth i thjeshtë ndoshta sepse përshtatemi shumë në gjërat që dëshirojmë dhe në rutinat që kemi. Na pëlqen të ndjekim të njëjtët filma, të flemë në një orar, kemi të njëjtën shije jo vetëm në të ngrënë por edhe tek pijet. Na pëlqen të dalim më pak dhe të shijojmë darkat së bashku.

Në përgjithësisht shkojmë mirë dhe e gjejmë gjuhën e përbashkët, këtë e tregojnë vitet që kemi së bashku, por sigurisht si çdo çift dhe ne kemi momente grindjeje. Do gënjeja nëse do të thoja “jo”. Kryesisht grindemi për gjëra të vogla, siç mund të jenë, vonesa për të shkuar diku apo diskutime të tilla. Asgjë me rëndësi fatmirësisht deri tani’, thotë Armina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat