Shtrohet në spital Luke Perry i “Beverly Hills”

Mediale Vip

Shtrohet në spital Luke Perry i “Beverly Hills”

Më: 2 mars 2019 Në ora: 06:33
Luke Perry

Aktori Luke Perry është shtruar në spital.

Një përfaqësues i aktorit i tha CNN të se “zoti Perry aktualisht është nën vëzhgim në spital”.

Zëdhënësi nuk ka dashur të tregonte se për çfarë arsye artisti ka përfunduar në një spital të qytetit të Los Angelosit.

Theksojmë se 52-vjeçari u bë i famshëm në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar për rolin e tij në serinë “Beverly Hills”.

Shokët e serialit dhanë mbështetjen e tyre për mikun duke iu drejtuar përmes mediave sociale.

Ian Ziering shkroi në Instagram “Asnjë fjalë nuk mund të shprehë atë që zemra ime ndjen për lajmin tronditës të sotëm”.

Ndryshe, Perry aktualisht ishte i paangazhuar në ndonjë projekt filmik holliduvdian pasi që kishte dashur kohët e fundit të jetë larg botës së filmave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat