Fëmija i parë i princit Harry të Anglisë dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle më në fund lindi dhe shumë njerëz janë kurioz se si do të quhet dhe mbi të gjitha se kujt i ngjan.
Meghan nuk mundi ta sillte në jetë fëmijën e saj në shtëpi, në rezidencën Frogmore Cottage, ashtu siç dëshironte, duke bërë që ti drejtohet fshehtas spitalit natën, e shoqëruar nga i shoqi.
Vogëlushi, erdhi në jetë me lindje natyrale dhe peshon 3.2 kilogramë. Djali i parë i Harryt dhe Meghan erdhi në jetë në orën 05.26 të kësaj të hëne, më 6 maj.
Vogëlushi lindi në spitalin privat ‘Portland Alamy’, aty ku një natë qëndrimi kushton 15 mijë euro. Pas lindjes Meghan dhe vogëlushi u kthyen në rezidencën e tyre Frogmore Cottage, ku nëna e re po kujdeset nga e ëma Doria.
Ndërsa emri i vogëlushit nuk është bërë ende me dije, më të përfolurit janë Arthur dhe Albert.
Mjekja Carol Cooper kishte thënë se për shkak të moshës 37-vjeçare, me gjasë dukesha e Sussex do të lindte me operacion, por Meghan dhe Harry vendosën që vogëlushi të vinte në jetë në mënyrë natyrale.
Ndërkohë pas lindjes së nipit princi i kurorës William dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton shkruan në Instagram se, “Duka dhe dukesha e Cambrridge janë të lumtur për ardhjen në jetë të djalit të dukës dhe dukeshës së Sussex dhe me zor presim të takojmë pjesëtarin më të ri të familjes”.