Irma Libohova: Kam marrë rroba borxh për të dalë në festivale - Bota Sot
Irma Libohova: Kam marrë rroba borxh për të dalë në festivale

Mediale Vip

Irma Libohova: Kam marrë rroba borxh për të dalë në festivale

Më: 19 maj 2019 Në ora: 12:22
Irma Libohova

Jo gjithnjë kohët dhe mundësitë kanë qenë si sot ku njerëzit mund të vishen më mirë e të zgjedhin të kombinohen sipas dëshirës pasi larmishmëria është e madhe.

Vite më parë, në kohët kur mirëqenia në familjet shqiptare por edhe emigracioni nuk ishin në situatat e sotme, njerëzve u duhet të përshtateshin me ato pak gjëra që kishin. Edhe këngëtarëve u duhet që të dilnin në skenë me ato veshje që sajonin ose të merrnin borxh tek të tjerët që ndoshta kishin diçka më shumë.

Irma Libohova është një nga ato këngëtare që e pranon se vite më parë kur dilte në festivale ka marr hua veshje nga mikeshat e saj të cilat sigurisht ua ka kthyer sërish.

“Asnjëherë s’kam dashur të dal me ato veshjet uniforme, gjithë standarte. Njëlloj ishin të gjitha, ishte e njëjta copë. S’kam dashur të jem njësoj dhe gjithmonë pa pikën e turpit kam kërkuar borxh. Mi jepnin sepse jam korrekte dhe i ktheja shpejt. E kujtoj me shumë dashuri domethënë, në disa shtëpi kur kam shkuar kam kërkuar dhe provuar me shumë dashuri m’ikanë dhënë. Dikush na referonte që kësaj i vijnë plaçka nga jastë shtetit. Se kemi qenë dhe më të lirë jo kaq të ngurtë sa sot”, ka treguar me shaka dhe nostalgji Irma.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...