Liam i ftuar special në koncertin e Ritës, shfaqen sërish të afërt në skenë

Mediale Vip

Liam i ftuar special në koncertin e Ritës, shfaqen sërish të afërt në skenë

Më: 25 maj 2019 Në ora: 14:20
Rita Ora dhe Liam Payne

Rita Ora mbrëmë ka mbajtur koncert në Londër.

Rita Ora ka mbajtur në Londër një nga ato koncertet që nuk do ta harrojë asnjëherë.

Këngëtarja dhuroi performancë magjike në “The O2 Arena” në Londër, ku morën pjesë një numër shumë i madh i publikut.

Image

I ftuar special gjatë këtij koncerti ishte Liam Payne, për të cilin prej kohësh flitet se është në lidhje.

Gjatë performancës së tyre në skenë, dyshja u shfaqën sërish shumë të afërt, duke bërë të ndizen zëra rreth raportit të tyre.

Për ndryshe, në një intervistë që Rita ka dhënë së fundi për “The Sun” tha se Liam është mik shumë i mirë i saj dhe nuk ka asgjë me të.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat