Ledri Vula çdo herë arrin ti befasoj adhuruesit e tij të shumtë duke mos i zhgënjyer me projekte të një pas njëshme që sjell e të cilat me tu publikuar shëndërrohen në hite.
Ditë më parë reperi i njohur dhe shumë i suksesshëm, ka lansuar këngën e re ‘Rio’ e cila ka një ritëm veror dhe u kompletua me një videoklip tejet të veçantë, plotë ngjyra e adrenalinë.
‘Rio’ tashmë ka kaluar shifrën e mbi një milion shikimeve në kanalin ‘Youtube’ dhe nuk ka dyshime që është një hit veror që do të na shoqëroj në secilin ambient të këtij sezoni. E që është kështu u dëshmua edhe në një video të publikuar në ‘Instagram’ nga vet reperi.
Ledri ishte prezent në një mbrëmje muzikore ku krahas hiteve të tij ndër vite, ai performoj edhe këngën e re të cilën publiku tashmë e këndonte një zëri me të.
Sukseseve të Ledrit iu shtua edhe një superhit tjetër, ndërsa adhuruesve të tij një verë argëtuese nën ritmet e këngës ‘Rio’.
Vlen të cekët se pjesë e videoklipit ‘Rio’ ishte modelja e njohur shqiptare por që vepron në Amerikë, Lorena Haliti e cila ia shtoj dhe më shumë hijeshinë klipit teksa dukej atraktive dhe plotë sharmë.