'Beatrix Jenner'? Këngëtarja festoi ditëlindjen me festën 'e çmendur' që deri në detaje na kujtoi Kylie-n dhe motrat e saj!

Mediale Vip

'Beatrix Jenner'? Këngëtarja festoi ditëlindjen me festën 'e çmendur' që deri në detaje na kujtoi Kylie-n dhe motrat e saj!

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 14:35
Betarix Ramosaj, Kendell dhe Kylie Jenner

Betarix Ramosaj ka festuar ditëlindjen me miqtë dhe familjarët e saj në një party "të çmendur" që na u duk pak si shumë familjarëve.

Këngëtarja, por dhe familjarë të saj kanë ndarë foto e video nga festa dhe mund të themi se deri në detaje na ka kujtuar Kardashians-Jenners. 

Këngëtarja kishte veshur një fustan tutu ngjyrë rozë, për t'u përshtatur dhe me tematikën Barbie/rozë të festës.

Dhe sigurisht ky fustan na kujtoi menjëherë Kendall Jenner.

Dhe jo vetëm kaq. 

Një kuti ngjyrë rozë gjigande si kutitë e kukullave Barbie ndodhej gjithashtu në festë, ku të ftuarit mund të pozonin për të shkrepur fot, koncept ky që e kemi parë si fillim nga Kylie Jenner, kur prezantoi koleksionin e ri të kujdesit për fytyrën.

Akoma më e çuditshme ishte torta e ditëlindjes.

Beatrix u përlot kur u ndezën qirinjtë ndërsa ne na kujtoi tortën shumë të ngjashme në ditëlindjen e Kylie Jenner. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat