Anduena Tahiri me ‘Amol’ bëri bujë të madhe në trevat shqiptare, para një misionit tjetër

Mediale Vip

Anduena Tahiri me ‘Amol’ bëri bujë të madhe në trevat shqiptare, para një misionit tjetër

Nga: K. G. Më: 13 qershor 2019 Në ora: 17:06
Anduena Tahiri me ‘Amol’ bëri bujë të madhe në trevat shqiptare, para një misionit tjetër

Këngëtarja e mirënjohur, Anduena Tahiri, njëherësh është drejtoreshë e “Amol-it”, po bën një punë të madhe dhe si fryt i kësaj është renditur në mesin e festivaleve më të mira, për çka  po merr komplimente të panumërta.  

“Projekti i Festivalit Internacional “Amol” është gjigand. Festivali do të zhvillohet në ambient të mbyllur kësaj here, duke pasur parasysh suksesin që ka korrur ende pa i bërë 3 vite, është radhitur në mesin e Festivaleve më të mira ku dhe si dekoratë është shpërblyer duke i dhuruar rrugëtimin Internacional. Si projekt tashme Internacional, investimi dukshëm më i madh, prezantimi i skenës madhështore, zbukurimit dhe pjesëmarrjes së solisteve duhet është i përpiluar në mënyrën më të mirë e mundur. Festivali “Amol” Sponsor Medial ka Radio TV 21, i cili e transmeton vazhdimisht Festivalin, dhe secilën këngë veç e veç. Festivali mbarëkombëtar Amol, u mbajt për herë të parë me 15.06.2017 në sheshin e qytetit të Ferizajt.

Festivali i parë për fëmijë në trevat shqiptare i cili u mbajt në ambient të hapur.

Investimi në Festivalin ‘Amol’ ka qenë mjaft i madh, puna dhe mundi për të realizuar një festival të tille ishte aq e madhe por që me sukses e tregoi madhështinë e tij të cilën po e vazhdon edhe këto vite me radhë.

Festivali ka karakter garues, 22 konkurrente, 3 mysafire speciale, të cilët shpërblehen me çmime dhe mirënjohje.

Publiku e pret jashtëzakonisht mirë, pasi qe ka kujdes te shtruar mjaftueshëm për të gjithë.

Si rrjedhoje e këtij Festivali, duke parë punën angazhimin e madh dhe suksesin që korri brenda një kohe të shkurtër Festivali mbarëkombëtar ‘Amol’ kaloi në listën e festivaleve Ndërkombëtare.

Pasi që ‘Amol’ bëri bujë të madhe në trevat shqiptare, drejtoresha Anduena Tahiri dhe solistet e ‘Amol’ morën ftesa për të përformuar në shtete të ndryshme dhe për të përfaqësuar sa më denjësisht Kosovën kryesisht qytetin e Ferizaj.

Anduena Tahiri ishte pjese e jurisë në Ohër, Itali, Slloveni, Malta Rumani etj.

Image

Duke pasur parasysh që Festivali këtë vite do të mbahet dy herë në qershor dhe në gusht si Festival Ndërkombëtar dhe do të marrin pjesë shtete të ndryshme të botës, investimi do të jetë 2-fishi më i madh se vitet e kaluara, pasi që Amol janë të parët ndër vite të cilët kanë organizuar një festival të tillë dhe do të ruajnë vlerat e kulturore-artistike. Festivali do të mbahet më me qershor Pallati i Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj”, njoftojnë organizatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat