Duke hedhur hapat e parë, Mozzik publikon pamjen më të bukur që mund të keni parë deri më tani me Hanën

Mediale Vip

Duke hedhur hapat e parë, Mozzik publikon pamjen më të bukur që mund të keni parë deri më tani me Hanën

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 23:20
Mozzik dhe Hana

Hana, vogëlushja e çiftit të njohur të reperëve, Mozzik dhe Loredana, ka filluar të hedhë hapat e parë me babin e saj.

Këtë e ka zbuluar vetë 24-vjeçari, duke publikuar një nga pamjet më të ëmbla me të voglën e tij në llogarinë në ‘Instagram’.

“Vajza ime, Hana”,- ka shkruar ai në foton ku ka treguar gjithashtu se ndodhen në Venecia të Italisë.

Image

Ajo çfarë bie në sy është ngjashmëria e madhe që e bija ka me Mozzik, gjë të cilën e pohojnë dhe ndjekësit e tij. Me siguri gjithë familja e Hanës është duke përjetuar emocionet më të veçanta teksa e shohin vogëlushen të hedhë hapat e parë.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Mozzik solli 3 projekte të reja muzikore për të gjithë fansat brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ndërsa partnerja e tij, Loredana ka lajmëruar se shumë shpejt do të sjellë një tjetër videoklip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat