Khloe Kardashian nuk mund ta fshehë lumturinë, shkak mikja e saj më e ngushtë

Mediale Vip

Khloe Kardashian nuk mund ta fshehë lumturinë, shkak mikja e saj më e ngushtë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 09:27
Khloe Kardashian dhe Malika Haqq

Mikja më e ngushtë e miliarderes së famshme, Khloe Kardashian, Malika Haqq është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Ajo e ka ndarë lajmin e gëzueshëm me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ duke treguar emocionet e para rreth këtij momenti të veçantë në jetën e saj.

Edhe reagimi i Kardashian nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi 35-vjeçarja ka komentuar duke shprehur gëzimin e madh në këtë moment. “Zemra ime po bëhet me fëmijë. Jam kaq shumë e lumtur. Urime Mika, të dua”, ka shkruar Khloe në rrjetet sociale.

Me siguri vajzat duhet të jenë shumë të lumtura pas këtij lajmi të cilin duket se e kanë pritur me padurim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat