Edhe Rita dhe Rihanna ndjekin stilin e ri të flokëve

Mediale Vip

Edhe Rita dhe Rihanna ndjekin stilin e ri të flokëve

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 22:47
Rita dhe Rihanna

Ylli shqiptar i muzikës pop, Dua Lipa, mori vëmendje gjatë Javës së Modës në Paris, me stilin e ri të flokëve të njohur si ‘bob’ dhe me balluke.

Ndërsa ky stili i ri duket se është shndërruar në trend ndër këngëtaret e famshme të muzikës botërore.

Po në Javën e Modës në Paris, me këtë stil flokësh është shfaqur edhe këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna.

Ndërsa shqiptarja tjetër e famshme, Rita Ora, është paraqitur në një koncert me flokët me balluke.

Ajo njëherësh i ka shpërndarë edhe disa fotografi në rrjetet sociale me dukjen e re që është pëlqyer nga fansat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat