Pse Flori Mumajesi këndoi ‘playback’ mbrëmë në “Kënga Magjike”? - Bota Sot
Pse Flori Mumajesi këndoi ‘playback’ mbrëmë në “Kënga Magjike”?

Mediale Vip

Pse Flori Mumajesi këndoi ‘playback’ mbrëmë në “Kënga Magjike”?

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 18:02
Flori Mumajesi

Flori Mumajesi vitin e kaluar fitoi vendin e parë në festivalin “Kënga Magjike”.

Mbrëmë u mbajt nata e parë gjysmëfinale e këtij edicioni të festivalit “Kënga Magjike”.

Këtë vit, ky festival po prezantohet nga Ardit Gjebrea dhe Adrola Dushi, ndërsa motoja është “Këndojmë për të ndërtuar”, ngase synohet ndërtimi i një shtëpie për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Fillimisht, hapja e natës së parë gjysmëfinale u bë me këngën fituese të vitit të kaluar, pra me “Plas” nga Flori Mumajesi.

Këngëtari kishte zgjedhur që të bënte një performancë më ndryshe prej artistëve të tjerë, duke lëvizur herë në skenë e herë tek publiku.

Por, një gjë që u ra në sy fansave ishte fakti që Flori këndoi ‘playback’ në këtë skenë, ku të gjithë këngëtarët performojnë live.

Megjithatë, arsyeja e kësaj duhet të jetë mënyra e performancës së këngëtarit, i cili gjatë gjithë kohës ka qenë në lëvizje, në skenë dhe në mes të publikut.

Kujtojmë se sonte (e enjte) mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike”, kurse finalja e madhe është të shtunën (7 dhjetor). 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat