“Ka ardhur koha të sfidoj veten më ndryshe”, Ledri Vula zbulon për të gjithë biznesin që ka vendosur të hapë - Bota Sot
“Ka ardhur koha të sfidoj veten më ndryshe”, Ledri Vula zbulon për të gjithë biznesin që ka vendosur të hapë

Mediale Vip

“Ka ardhur koha të sfidoj veten më ndryshe”, Ledri Vula zbulon për të gjithë biznesin që ka vendosur të hapë

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 07:32
Ledri Vula

Një nga reperët më të dashur shqiptar, Ledri Vula duket se shumë shpejt do të sjellë biznesin e tij privat. Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti me anë të një postimi në ‘Instagram’, në të cilën ka treguar se si ka nisur ideja e këtij projekti të cilin ka vendosur ta sjellë me një prej shokëve të tij.

“Zakonisht nuk shkruaj tekste të tilla, se mundin e shkrij në tekstet e këngëve që ju i pëlqeni, por i erdhi radha edhe kësaj, ta shkruaj një njoftim, një dedikim. 15 vite muzikë, shumë sfida të rënda dhe të lehta. Shumë të arritura, por të gjitha në fushat që megjithatë i njoh mirë. Tani ka ardhur koha ta sfidoj veten edhe diku pak më ndryshe. Sfidë në një biznes ndryshe”, ka shkruar ndër të tjera Vula krah postimit të tij më të fundit, ku ka zbuluar se do të sjellë një kompani si ‘Frix’ me një ambient mjaft efikas, në të cilin ë gjithë do të kenë mundësi të shijojnë ushqime mjaft të shijshme.

Menjëherë pas këtij lajmërimi, në llogarinë e Ledrit nuk kanë munguar komentet dhe urimet e shumta jo vetëm nga ndjekësit, por edhe miqtë e tjerë artistë të reperit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat