Alketa Vejsiu thotë se kjo është dita më e lumtur e karrierës së saj.
Alketa Vejsiu ka njoftuar fansat se ka marrë një ftesë të veçantë nga drejtuesit e Sanremos.
Moderatorja është ftuar në mesin e emrave të njohur siç janë: Monica Bellucci, Antonella Clerici, Georgina Rodriguez, e shumë të tjerë.
Në njoftimin e drejtorit artstik është dhënë kasti i femrave që do të jenë protagoniste në prezantimin e festivalit “Sanremo”.
Pasi mori këtë lajm, Alketa është emocionuar tejmase dhe thotë se po qan me lot gëzimi dhe se kjo është dita më e lumtur e karrierës së saj.
“Po qaj me Lot Gezimi!
Eshte dita me e lumtur e karrieres sime!
Faleminderit Shqiperia.
Faleminderit Itali.
Faleminderit Nr 1 @luciopresta @giovanna_e_amadeus
Farë nderi. Unë nuk mund ta besoj atë
Sanremo 2020, edicioni 70!”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, edicioni i 70-të i Festivalit të Sanremos do të mbahet nga 4 deri më 8 shkurt.