Rihanna me dedikim prekës pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant

Mediale Vip

Rihanna me dedikim prekës pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant

Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:13
Rihanna, Kobe Bryant

Rihanna ka përlotur me fjalët dedikuar basketbollistit Kobe Bryant.

Ish-ylli i LA Lakers, Kobe Bryant humbi jetën tragjikisht bashkë me të bijën 13 vjeçe, Gianna dhe shtatë persona të tjerë më 26 janar, pas përplasjes së helikopterit që po udhëtonin.

Vdekja e papritshme e Bryant ka tronditur opinionin, andaj kanë reaguar shumë prej fytyrave publike.

Në mesin e tyre është edhe ylli i pop-it, Rihanna, e cila thotë se ende nuk po mundet ta besojë se ka ndodhur kjo tragjedi.

“Ende nuk mund ta besoj…ende nuk po mund t’i gjej fjalët e duhura. Po na mungon njeri. Zoti pastë mëshirë për familjen e Bryant dhe të familjeve që humbën më të dashurit e tyre!”, ka shkruar ajo. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat