Artistja mbeti pa shtëpi: “E bleva tre muaj para tërmetit me të gjitha kursimet e mia“!!

Mediale Vip

Artistja mbeti pa shtëpi: “E bleva tre muaj para tërmetit me të gjitha kursimet e mia“!!

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 00:04
Keti Bashhysa

Keti Bashhysa ishte e ftuar në  “Ftesë në 5” , ku përveç pjesës profesionale, bëri dhe disa rrëfime të dhimbshme lidhur me përjetimin e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Aktorja jo vetëm u prek psikologjikisht nga fatkeqësia natyrore, por humbi dhe shtëpinë që kishte paguar me të gjitha kursimet e mbledhura me aq shumë mund. Atë banesë e kishte marrë prej vetëm 3 muajsh.

“Unë kam përjetuar një gjë shumë të tmerrshme. I lutesha Zotit, e dija që do vdisja, por lutesha mos më dhembi shumë, mos ta ndjejë. Ishte e tmerrshme shtëpia është shkatërruar, është e pabanueshme. Shpresat janë të pakta, për të mos thënë fare..Kisha tre muaj që isha futur. E doja shumë shtëpinë, sic do njeri, prisja me padurim të mblidhja lekët që të blija diçka të re, e admiroja atë shtëpi, por s’ishte e thënë”, tregoi Keti, duke shtuar se punimet kishin qenë skandaloze, ndërsa cmimi ishte paguar i plotë.

Aktorja është duke jetuar në një banesë me qira, ndërsa po bën përpjekje që të marrë nga institucionet përkatëse rimbursimin që i takon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat