Shtatzënë për herë të parë, Jonida tregon si nisi historia e dashurisë me Besnikun

Mediale Vip

Shtatzënë për herë të parë, Jonida tregon si nisi historia e dashurisë me Besnikun

Më: 5 mars 2020 Në ora: 06:19
Jonida Vokshi

Çifti i njohur, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi, kanë rrëfyer detaje nga lidhja e tyre e dashurisë.

Të ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin ‘Soiree’, dyshja kanë folur rreth njohjes, martesës, projektet dhe rreth faktit që shumë shpejt do të bëhen prindër.

Gjatë emisionit Jonida ka treguar si është njohur me bashkëshortin dhe si kanë arritur në pikën ku janë sot.

Ajo ka zbuluar se në fillime, nuk e kishte menduar kurrë se Besniku do ishte një ditë burri i saj.

“Ne jemi njohur shumë më para se të lidheshim, gjatë serialit ‘O sa mirë’. Kishim vite që bashkëpunonim. Në fillim e shikoja si koleg, ishte shumë shakaxhi, bënte diferencë nga tjerët dhe na bënte të gjithëve të qeshnim. E shihja me syrin ndryshe por nuk e mendoja se do ishim një ditë këtu. Më pas brenda një dite ndodhi gjithçka; Besniku filloi komunikimin, më mori numrin dhe ja ku jemi”, tregoi aktorja në studio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat