Jonida dhe Romeo përqafuar në rërë, dalin pamjet nga festa private buzë detit

Mediale Vip

Jonida dhe Romeo përqafuar në rërë, dalin pamjet nga festa private buzë detit

Më: 10 maj 2020 Në ora: 16:43
Jonida Maliqi dhe Romeo Vishaj

Ditëlindja e gazetarit Eraldo Rexho me siguri është një nga ngjarjet më të komentuara të javës.

Kanë qenë të pafundme urimet për të, ku nuk ka munguar edhe ai i këngëtares Jonida Maliqi.

Rexho dhe Maliqi njihen për miqësinë e tyre të ngushtë, dhe pavarësisht masave kufizuese, ai ka mbledhur miqtë më të afërt në një festë buzë detit.

Mes të ftuarve ka qenë edhe Jonida Maliqi dhe partneri i saj i shumëpërfolur, Romeo Veshaj.

Në disa foto të publikuara nga Iconstyle ata duket se e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre edhe para miqve.

Ata shihen të ulur në rërë, teksa Romeo përqafon Jonidën dhe rrinë bashkë njëri me tjetrin.

Jonida dhe aktori kanë rreth 2 vite që janë në qendër të lajmeve për romancën e tyre.

Disa kohë më parë u deklarua edhe ndarja mes tyre, por tashmë duket se çifti është sërish bashkë dhe janë tejet të lumtur.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat