Aktori i mirënjohur turk nuk ka harruar t’i urojë fansat shqiptarë.
Besimtarët myslimanë me këtë datë festojnë Fitër Bajramin, festë e cila kësaj radhe i gjeti në distancë nga të afërmit e tyre.
Aktori turk, Tolgahan Sayisman, i cili është i martuar me bukuroshen shqiptare Almeda Abazi, uroi festën me një foto pranë gruas.
“Gëzuar Bajramin te gjithëve! ”, ka shkruar ai sipër fotografisë, ku të dy duken elegantë krah njëri-tjetrit.
Për ndryshe, Almeda dhe Tolgahan janë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan Efehan.