Fatma dhe Alfio na prezantojnë Noah dhe qenka kopje e babit!!!!

Mediale Vip

Fatma dhe Alfio na prezantojnë Noah dhe qenka kopje e babit!!!!

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 08:14
Fatma dhe Alfio

Fatma dhe Alfio na e kanë treguar me cdo mënyrë të mundshme lumturinë që ka sjellë në jetën e tyre ardhja ne jete e djalit, Noah. Tani, vendosën të na tregojnë edhe pamjen e plotë të tij! Në një intervistë për revistën Who, dyshja nxorri fotot e vogëlushit, që qenka një kopje e babit!

Alfio rrëfeu se e kishte dashur gjithmonë një fëmijë, e madje thotë se është fans “ i familjes së madhe”.  Po djali i kujt do të jetë Noah, i mamit apo i babit?

 “Është temë diskutimi e çdo mbrëmjeje (qesh), unë jam e lumtur që për gjatësi na duket sikur i ka ngjarë Alfios… Në fund të ditës përtej çdo shakaje duam thjesht që Noah të rritet me shumë dashuri dhe ta vlerësojë atë”, thotë Fatma.

Image
Fatma dhe Alfio me Nohan
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat