Dy zemrat e Arbanës, Eduarti dhe Joni e paskan një gjë të përbashkët dhe moderatorja na e tregon me kënaqësi!

Mediale Vip

Dy zemrat e Arbanës, Eduarti dhe Joni e paskan një gjë të përbashkët dhe moderatorja na e tregon me kënaqësi!

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:30
Arbana Osmani

Arbana Osmani po shijon disa ditë pushimi dhe relaksi para se të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë!

Moderatorja shqiptare, është në javët e fundit të shtatzënisë dhe para se të bëhet nënë sërish dhe të kujdeset për të voglin e saj, po kujdeset për dy dashuritë e mëdha partnerin Eduart dhe djalin Jon.

Ajo ka ndarë sot një imazh të ëmbël të të dyve, ku tregon se kanë një gjë të përbashkët, të zgjohen shpejt në mëngjes. Eduarti dhe Joni shfaqen duke ngrënë të dy mëngjes pranë njëri tjetrit, ndërsa Arbana filmon atmosferën e ngrohtë familjare.

Ende nuk është konfirmuar nga çifti gjinia e bebushit, por prej kohësh është përfolur se moderatorja dhe regjisori i njohur po presin një djalë. Ky do të jetë djali i dytë i Arbanës, pas vogëlushit Jon nga martesa e saj e parë dhe fëmija i parë për Eduartin.

Po ashtu, moderatorja është në muajin e fundit të shtatzënisë pasi më herët është shprehur se këtë verë, në vend të pushimeve do të shkojë në maternitet për të lindur.

Image
Eduarti dhe Joni
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat