I nxori zbuluar byzylyku! Kate paska mikeshë të ngushtë këtë pjesëtare të familjes mbretërore

Mediale Vip

I nxori zbuluar byzylyku! Kate paska mikeshë të ngushtë këtë pjesëtare të familjes mbretërore

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 19:48
Kate Middleton

Kate Middleton nuk u bë kurrë shoqe me Meghan Markle, edhe pse shumë njerëz e ëndërronin këtë gjë. Mirëpo, kjo s’do të thotë që Kate nuk ka asnjë mikeshë në mbretëri. Përkundrazi, Kate është mikeshë e ngushtë me një pjesëtare të familjes mbretërore. Po flasim për Konteshën e Wessex, Sophie.

Kontesha e Wessex, është e martuar me Princin Edward dhe është jo vetëm nusja e preferuar e Mbretëreshës, por edhe shumë e afërt edhe me Kate. Një nga arsyet pse ato u afruan kaq shumë ishte shija e tyre e ngjashme për rrobat dhe aksesorët.

Madje, ato kanë edhe byzylykë të njëjtë.

Të dyja gratë mbretërore janë fotografuar me të njëjtën byzylyk, i cili kushton rreth 125 paundë.

Thuhet se Sophie e bleu këtë byzylyk si dhuratë për Kate, duke e bërë atë një “byzylyk miqësie”.

Madje, stilistja Dona Ida ka treguar për Daily Mail se shpesh Sophie blen veshje të njëjta për shkak se ajo e di që Kate-it do t’i pëlqejnë shumë.

Dukesha e Kembrixhit njihet për stilin e saj dhe ka një ndikim shumë të fortë te njerëzit për sa u përket veshjeve apo aksesorëve. Ky ndikim njihet si "efekti Kate Middleton" dhe bën që rrobat dhe aksesorët që Kate mban (ose të përafërta me to) të shiten në pak minuta duke i kthyer bizneset e vogla britanike në marka të njohura ndërkombëtarisht.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat