Bebe Rexha në hall me dietën, thotë se nuk mund t’iu rezistojë ushqimeve kalorike

Mediale Vip

Bebe Rexha në hall me dietën, thotë se nuk mund t’iu rezistojë ushqimeve kalorike

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 18:36
Bebe Rexha

Bebe Rexha sërish do të ketë probleme me peshën.

Bebe Rexha është një prej artisteve, e cila kohë pas kohe komentohet për peshën.

Madje, ajo kishte treguar publikisht se disa stilistë të njohur e kishin refuzuar për t’i bërë kostume, pikërisht për shkak të peshës.

Këngëtarja përmes postimit të fundit tregon se dieta nuk po i ecën edhe aq mirë, kjo ngase nuk po mund t’iu rezistojë ushqimeve kalorike.

“Dreka ime ishte fjalë për fjalë një copë picë dhe dy tosta me gjalpë. Super ushqyese”, shkroi ajo në Twitter.

Artistja së fundi ka bërë një ndryshim të papritur në dukje, duke ngjyrosur flokët me ngjyrë të kuqe.

Ajo u komentua shumë së fundi për konfirmimin e lidhjes së dashurisë, pasi doli në publik me të dashurin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat