Capital T njihet për shijen e shtrenjtë dhe jetën luksoze që bën.
Duket se gjithmonë yjet e estradës shqiptare janë në garë me njëri tjetrin për veshjet me çmim më të lartë.
Një ndër fytyrat publike i cili njihet se bën një jetë mjaft luksoze është edhe Capital T, ndërsa kuptohet se paraqitja e tij të fundit në ekran ka kushtuar më shumë se 20 mijë funta.
Bluza krahë shkurtër Christian Dior i kushtoi atij 385 funta.
Ndërsa vetëm ora ishte ajo që i kushtoi 19.200 funta e cila është e markës Rolex.
Bluza e zezë nga marka Fendi kushtoi thuajse 1 mijë euro duke kapur shifrën e saktë prej 980 funta.