Don Xhoni paralajmëron ‘freestyle’ të ri

Mediale Vip

Don Xhoni paralajmëron ‘freestyle’ të ri

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 19:45
Don Xhoni

Rep-artisti me prejardhje nga Drenasi, Don Xhoni, është bërë mjaft i popullarizuar kohëve të fundit.

Ai gjatë këtij viti solli sërë projekte, përfshirë edhe bashkëpunime me emra të njohur të estradës shqiptare.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se do të sjellë një ‘freestyle’ të ri.

Paraqitja e tij do të jetë në ‘Gjoni Black’, aty ku edhe u bë i njohur për herë të parë për publikun e gjerë.

Në imazhin e ndarë nga fansat, Don shihet me një shishe në dorë, kurse qëndron para dy makinave luksoze.

Theksojmë se “Alles Gute Criminale” është projekti i fundit i tij, që deri më tani ka marrë dy milionë klikime në platformën YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat