Urimi special i Kerem-it për ditëlindjen e Hande-s

Mediale Vip

Urimi special i Kerem-it për ditëlindjen e Hande-s

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 15:57
Hande Erçel, Kerem Bursin

Kerem Bursin dhe Hande Erçel janë bërë shumë të njohur nga seriali turk më “IN” i momentit “Sen Çal Kapimi” (Trokit në derën time). Kimia që ata kanë shfaqur mes njëri-tjetrit në telenovelë i ka bërë fansat të dyshojnë se Hande dhe Kerem mund të jenë të lidhur edhe në jetën reale.

Madje dhe postimet në rrjete sociale e fakti që prindërit e tyre ndiqen me njëri-tjetrin në Instagram i ka shtuar akoma më shumë dyshimet. Megjithatë sa herë ju është dhënë rasti, Hande dhe Kerem i kanë hedhur poshtë zërat, duke u shprehur se ata janë miq të mirë dhe bëjnë thjesht punën e tyre.

Mirëpo urimi që Kerem ka shkruar për Hande ngre sërish zërat për një raport përtej punës. Sot Hande feston 27-vjetorin e lindjes dhe Kerem i ka bërë një dedikim shumë të veçantë. Ai ka publikuar një video nga prapaskenat e serialit, ku shihet duke trembur Hande-n pasi ajo është pa mendje.

“Gëzuar ditëlindjen Hande! Jam shumë i lumtur që të kam! (E fitova unë bastin)”, ka shkruar Keremi përkrah videos.

Ndoshta ata mund të kenë krijuar një miqësi shumë të fortë bashkë ose zërat për një lidhje dashurie janë të vërteta, sepse përndryshe do të ishte e habitshme që një koleg pune të shkruante “jam i lumtur që të kam”. Kujtojmë se Hande disa muaj më parë i dha fund marrëdhënies me këngëtarin e muzikës pop Murat Dalkılıç dhe shumë mendojnë se shkak mund të jetë bërë Keremi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FAN ACCOUNT (@han_sck)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat