Elgiti të bëhet gati, sepse Klea Huta po planifikon një super dasmë!

Mediale Vip

Elgiti të bëhet gati, sepse Klea Huta po planifikon një super dasmë!

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 23:29
Elgiti dhe Klea

Elgiti dhe Klea janë kthyer brenda pak viteve në një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Ata kanë filluar romancën 4 vite më parë dhe vitin që lamë pas e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, por pa dasmë, për tu bërë prindër për herë të parë këtë vit.

Tani kanë një familje tepër të bukur dhe vetëm disa muaj më parë erdhi në jetë edhe fryti i tyre i dashurisë Kridi.

Mirëpo, si një tip tradicional të është, Klea dëshiron me patjetër një dasmë të madhe, siç ka rrëfyer për emisionin “Pardon My French” në “Top Albania Radio”.

Moderatorja ka treguar se megjithëse Elgiti nuk i ka aspak qejf dasmat, ajo e ka menduar tashmë dasmën e tyre.

“Elgiti nuk e di akoma se nuk i ka qejf dasmat dhe asnjë lloj organizimi tradicional. Unë jam ajo që e dua tradicionalen në marrëdhënien tonë dhe i kam shumë qejf, si fustanin e bardhë, edhe të tjerat me rradhë.

Kur mbeta shtatëzënë mendova që duhet ta bëj atë dasmë se çdo gjë ka një etapë, ka kohën e vet. Pra, bëhet dasma, pastaj vjen bebi. Dhe duke menduar u kujtova se mami ka një histori shumë të lezetshme me gjyshërit e mi, se ka qarë kur ka parë kasetën e dasmës dhe ka thënë pse s’jam unë këtu?

Edhe unë thashë, përs a kohë e kam mundësinë, le ta lind Krid dhe pastaj të bëj dasmën.”- tregoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat