Sherri në “Përputhen”, dalin pamjet e rënda që nuk u transmetuan në ekran

Mediale Vip

Sherri në “Përputhen”, dalin pamjet e rënda që nuk u transmetuan në ekran

Më: 24 janar 2021 Në ora: 22:35
Sherr në emision

Pak ditë më parë në “Përputhen” ndodhi një incident kur dy konkurrentët, Fatjoni dhe Erjoni u përplasën me njëri-tjetrin. Debati mes tyre shkoi deri në përdorimin e fjalëve banale dhe konkurrentët iu sulën njëri-tjetrit për t’u zënë fizikisht.

Në këtë moment transmetimi u ndërpre dhe sigurisht të gjithë kanë qenë kuriozë ç’ka ndodhur më pas.

Sot në “Përputhen Prime” janë publikuar pamjet e xhiruara nga kamerat gjatë kohës së publicitetit, ku shihet se sherri ka vazhduar. Në një moment Fatjoni ka vrapuar për të sulmuar Erin, por kanë ndërhyrë të tjerët për t’i ndarë. Të dy u pezulluan nga programi pas kësaj përplasjeje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat