Ndërron jetë nga COVID-19 skenaristi i “The Simpsons”, Marc Wilmore

Mediale Vip

Ndërron jetë nga COVID-19 skenaristi i “The Simpsons”, Marc Wilmore

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 19:41
Skenaristi i “The Simpsons”, Marc Wilmore

Marc Wilmore, një skenarist e producent i njohur më shumë për punën e tij në “In Living Color”, “F is for Family” dhe “The Simpsons”, ka vdekur në moshën 57 vjeçare si pasojë e komplikimeve me coronavirus.

Vëllai i Marc, komediani Larry Wilmore ka konfirmuar vdekjen e tij përmes një postimi të ndarë në Twitter.

“Vëllai im i ëmbël, Marc Edward Wilmore, vdiq natën e kaluar ndërsa luftonte me COVID-19 dhe për shumë gjëra të tjera shoqëruese”, shkroi Larry të hënën. “Vëllai im ishte shumë i butë, më qesharaku që kam njohur ndonjëherë. Të dua vëllai im i vogël”.

Image

 

Sipas The Hollywood Reporter, Wilmore u diplomua në Cal Poly Pomona para se të bashkohej me stafin e “In Living Colour” në fillimin e viteve 1990. Në sezonin e fundit të shfaqjes nga 1993-1994, ai u shfaq si një anëtar i kastit që imitonte të famshmit.

Pasi u largua nga “In Living Colour”, Wilmore vazhdoi të punonte për “The Tonight Show me Jay Leno” dhe punoi në serialin e animuar të vëllait të tij “The PJs” në FOX.

Ylli amerikan shprehu karakterin e Walter Burkett, një nga shumë personazhet qesharakë që banonin në kompleksin e strehimit të drejtuar nga personazhi kryesor, sipas Deadline.

Ai fitoi një çmim ‘Emmy’ për shkak të punës së tij si producent në “The Simpsons” në 2008.

I njëjti ka lënë pas gruan Soulmaya Wilmore, vajzat e tij: Anika dhe Brendi. Prindërit e tij po ashtu Larry dhe Betty, pesë vëllezërit dhe motrat, nipërit e mbesat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat