Labi ironizon me tubimin e Vetëvendosjes në Kaçanik: S’ka virus, bravo Albin

Mediale Vip

Labi ironizon me tubimin e Vetëvendosjes në Kaçanik: S’ka virus, bravo Albin

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 16:06
Labinot Tahiri

Turma e madhe në tubimin e Vetëvendosjes, ka nxitur reagimin e Labinot Tahirit.

Fushata zgjedhore ka bërë që partitë politike të thyejnë masat anti-COVID, duke rrezikuar përhapjen e virusit

Kjo ka bërë që të reagojnë edhe komuniteti i artistëve, të cilët thojnë se pikërisht për të ndaluar këtë grumbullim të qytetarëve nuk po iu lejohet të mbajnë mbrëmje muzikore e dasma.

Së fundi, Labinot Tahiri ka reaguar me anë të disa postimeve, duke marrë për shembull tubimin e Vetëvendosjes në Kaçanik.

Ai ndau një fotografi ku shihet numri i madh i qytetarëve pa maska e pa distancë dhe  me ironi shkruan “S’ka virus, bravo Albin”.

Në postimin tjetër, Labi kishte një mesazh për ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

“Bravo Vjosa Ska Virus edhe për ty që ligjin e inicove me i denu qytetarët! Sot këta në fushatë, i kuptoj sepse nuk kanë se çfarë të bëjnë edhe ju duhet me i mbyll sytë! Urime fushatën e hapur e suksese për juve partitë! Popull duro se bahet mirë sa ta marrin nje kokër votë…! Prap do të kërkoni me i sherua femijet e juaja jashtë KOSOVËS. E di, e kam keq ama drejtesia duhet të zë vend jo me i mshel veshët”, shkruan ai.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat