Zbulohet djali ‘misterioz’ që i shprehu pëlqimin Anës

Mediale Vip

Zbulohet djali ‘misterioz’ që i shprehu pëlqimin Anës

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Ana u surprizua jo pak kur në studio i shkoi një buqetë me lule, pa emrin e  dërguesit, por me një mesazh të bukur.

“Sytë e tu nuk më lënë indiferentë, në fund të transmetimit, do të dëshiroja një kërcim me ty”, shkruhej në pusullën që shoqëronte buqetën me lule, e të gjithë u bëmë kurioz.

Në mes të pjesës së dytë, ndërsa po flitej për takimin e Erisit me Ledianën, një muzikë romantike filloi në studio dhe ai që e mori Anën në kërcim ishte Riniani.

“Këto ditë që kemi qenë këtu e kam ndjekur shumë Anën, ndërhyrjet qe e kam dëgjuar, më kanë pëlqyer, edhe në fizik më pëlqen”, tha ai, duke i shprehur Anës hapur simpatinë që ka për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat