Dukesha Meghan fiton rastin gjyqësor rreth shkeljes së privatësisë

Mediale Vip

Dukesha Meghan fiton rastin gjyqësor rreth shkeljes së privatësisë

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 19:45
Meghan Markle

Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, ka fituar rastin gjyqësor për shkelje të privatësisë ndaj një tabolidi, i cili e kishte publikuar letrën e shkruar me dorë babait të saj, Thomas Markle.

Gjykatësi i rastit ka vendosur për një gjykim të përshpejtuar, me qëllim të shmangies së gjykimit të plotë.

Markle e kishte paditur publikuesin e gazetës “Associated Newspaper Limited”, pasi që tabloidi i këtij grup “Mail on Sunday” i kishte publikuar me fotografi disa pjesë të letrës së shkruar me dorë, të cilën ajo ia kishte dërguar babait të saj Thomas Markle, në vitin 2018.

“Mail on Sunday” dhe “Associated Newspapers” më herët kishin bërë të ditur se qëndrojnë prapa vendimit për t’i publikuar ekstraktet e letrës dhe kanë njoftuar se do ta mbrojnë rast me rigorozitet.

Është vendosur që të mbahet një tjetër seancë dëgjimore lidhur me rastin ndërkaq përcaktimi i hapave të radhës do të vendoset më 2 mars 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat