Renee i bën Norës dedikimet më të bukura të dashurisë!

Mediale Vip

Renee i bën Norës dedikimet më të bukura të dashurisë!

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 18:37
Renee, Nora Istrefi

Vogëlushja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee, po rritet dita ditës dhe tashmë është bërë një zonjushë e vogël e cila shoqëron të ëmën me pushime.

Renee-n e mbajmë mend ende foshnjë, kur Nora e Roberti pozonin me të në krah, por ja që koha kalon shpejt dhe si një vajzë “e rritur” tashmë, Renee merr vendin që i takon.

Këngëtarja dhe e bija janë bërë shoqet më të mira të njëra-tjetrës dhe Renee i bën mamit dedikimet më të bukura.

Nënë e bijë kanë shijuar dëborën dhe e vogla i ka lënë këngëtares një mesazh dashurie, ku i shkruan në dëborë “Të dua”.

“Edhe unë të dua Renee”- ka shkruar Nora, së cilës i është bërë zemra mal nga ky gjest.

Megjithëse është ende në moshë të vogël, dy këngëtarët e kanë regjistruar të bijën në një kurs pianoje dhe duket se leksionet po i japin frytet e tyre.

Renee është e talentuat në muzikë si prindërit e saj, ndërsa këtë e ka dëshmuar video që Roberti ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat