‘Dridhen kur më shohin mua’, Olsa tregon çka ndodh në prapaskenat e Përputhen

Mediale Vip

‘Dridhen kur më shohin mua’, Olsa tregon çka ndodh në prapaskenat e Përputhen

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 23:25
Olsa Muhameti

Shpeshherë sherret e debatet në Përputhen janë komentuar si të inskenuara e për këtë është akuzuar autorja e këtij emisioni, Olsa Muhameti.

Në fakt Olsa e ka treguar në çdo intervistë se diçka e tillë nuk është aspak e vërtetë megjithatë komentuesit vazhdojnë me akuza.

Këtë herë një ndjekës e akuzon se ajo i kërcënon konkurrentët dhe Olsa me ironi i përgjigjet se ata dridhen prej saj.

“Edhe çfarë kërcënimesh nuk e imagjinon dot. Ata dridhen kur më shohin mua. Pale kur i detyroj të bëjnë si të dashuruar. Apo kur i detyroj t’u shkëlqejnë sytë se pëlqejnë njëri-tjetrin. Apo kur largohen me makinë bashkë. Apo kur qëndrojnë në prapaskenë të përqafuar. Apo kur i detyrohet të bëjnë para e të hapin biznese. Sa femër e ulët më vjen turp nga vetja”, shkruan Olsa.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat