Olsa Muhameti thumboi përmes rrjeteve sociale të gjithë vajzat e “Përputhen”

Mediale Vip

Olsa Muhameti thumboi përmes rrjeteve sociale të gjithë vajzat e “Përputhen”

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 21:49
Olsa Muhameti

Autorja e “Përputhen”, ka thumbuar vajzat e emisionit.

Olsa Muhameti, autorja e programit “Përputhen”, së fundmi ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

Ndjekësit nuk nuk gurruan ta ‘bombardonin’ Olsën me pyetje si, “A i përcakton Olsa Muahmeti takimet duke i detyruar konkurrentët të dalin me njëri-tjetrin dhe i kërcënon për këtë gjë”.

Ndërsa autorja nuk humbi kohë dhe u përgjigj, “Seriozisht ka akoma njerëz që mendojnë se unë detyroj konkurrentët. Edhe çfarë kërcënimesh u bëj nuk e imagjinon dot. Ata dridhen kur më shihin mua. Pale kur i detyroj të bëjnë si të dashuruar. Apo kur i detyroj t’u shkëlqejnë sytë se pëlqejnë njëri-tjetrin. Apo kur largohen me makinë bashkë. Apo kur qëndrojnë në prapaskenë të përqafuar. Ao kur i detyroj të bëjnë para e të hapin biznese. Sa femër e ulët (më vjen turp nga vetja)”.

Ndërsa dikush tjetër e ka pyetur nëse mendon se vajzat vijnë në program për famë dhe ajo i ka habitur të gjithë me përgjigjen e saj.

“Ndonjëherë? Ky është dyshimi, që sa vjen dhe bëhet më prezent në këtë program”, thotë autorja e “Për’puthen”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat