Gjira Kajtazi, nga repere “e trentë” në nënë të përkushtuar

Mediale Vip

Gjira Kajtazi, nga repere “e trentë” në nënë të përkushtuar

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 21:41
Gjira me familje

Ka disa vite që Gjira Kajtazi është larguar nga skena e muzikës dhe shumë rrallë, për të mos thënë fare e kemi parë në ndonjë intervistë në televizion.

Reperja u shfaq në skenë me një stil krejt të veçantë nga artistët e tjerë, me një gjuhë të drejtperdrejtë dhe tekste që i kushtoheshin realitetit të kohës

Publiku kosovar dhe shqiptar në përgjithësi, nuk ishte mësuar që një vajzë, siç ishte Gjira të interpretonte në atë mënyrë, e për këtë ajo u paragjykua shumë sa e bënë që të largohet nga muzika.

Sidoqoftë, sot Gjira jeton në Gjermani bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, Maël dhe Lana.

Reperja është mjaft aktive në rrjete sociale , duke qëndruar kështu afër ndjekësve të saj dhe duke na sjellë imazhe nga jeta që bën në Gjermani.

Pothuajse në shumicën e fotove ajo shfaqet me familjen e saj, e nga kjo ne kuptojmë se Gjira është nënë dhe grua e përkushtuar. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat