Travis Scott dhuron 50 mijë shujta për qytetarët në Houston të Teksasit

Mediale Vip

Travis Scott dhuron 50 mijë shujta për qytetarët në Houston të Teksasit

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 23:22
Travis Scott

Travis Scott, ndër reperët më të njohur në Amerikë, tashmë ka vendosur që të dhurojë shujta për qytetarët në Houston të Teksasit.

Gjithsej do të jenë 50 mijë shujta, që do t’u dhurohen qytetarëve, pasi acari ka kapluar një pjesë të madhe të vendit, shkruan Daily Mail.

29-vjeçari ka bashkëpunuar me disa organizata si Cactus Jack Foundation, the City of Houston dhe Houston Health Foundation.

Kryetari i qytetit, Sylvester Turner, po ashtu është bërë pjesë e këtij gjesti human të reperit.

Travis po ashtu është duke punuar në sigurimin e ushqimeve të bollshme për ata të cilën e kanë të pamundur ta sigurojnë.

Rreziku i madh është shtuar në Teksas për shkak të motit të keq, derisa edhe lëvizja e tyre është bërë më e vështirësuar.

Një pjese e madhe e popullsisë e kanë të pamundur edhe lëvizjen jashtë shtëpisë, derisa edhe kanë problem me rrymë elektrike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat