Kim Kardashian bëhet nostalgjike dhe ndan foton e rrallë nga adoleshenca

Mediale Vip

Kim Kardashian bëhet nostalgjike dhe ndan foton e rrallë nga adoleshenca

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:23
Kim Kardashian

Kim Kardashian është një ndër personazhet më të përfolur me famë botërore. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ndiqet më së shumti për shkak të pamjes dhe stilit të saj frymëzues për shumë njerëz.

Prej shumë vitesh pjesë e ekranit, ylli televiziv është përfolur jashtëzakonisht shumë për ndërhyrje estetike.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto nga adoleshenca për 209 milionë ndjekësit e saj në Instagram, kur ishte vetëm 16 vjeç dhe siç shihet shumë pak ka ndryshuar në pamjen e saj. Mesa duket, kjo është një mënyrë nga ana e saj për t’ju përgjigjur spekulimeve për ndërhyrje.

Kujtojmë që prodhuesja e “SKIMS” ka qenë në fokus të medave kohët e fundit pas ndarjes nga Kanye West. Divorci i tyre vjen pas pothuajse 7 vitesh martesë dhe arsyeja, siç theksohet në dokumente, janë “diferencat e papajtueshme”. Ndarja e tyre vjen pas krizës që lindi me kandidimin e reperit për president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat