E bija bën 8-muajshe, Olta Boka zgjodhi ta surprizonte përmes gjyshit, Shezai Rrokaj

Mediale Vip

E bija bën 8-muajshe, Olta Boka zgjodhi ta surprizonte përmes gjyshit, Shezai Rrokaj

Më: 16 mars 2021 Në ora: 15:34
Olta Boka, Gaia

Këngëtarja e njohur, Olta Boka u bë nënë për herë të parë verën e kaluar. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin e veçantë Gaia.

Sot, vogëlushja mbush 8 muaj që ka ardhur në jetë dhe këtë ditë speciale këngëtarja e festoi në mënyrën më të bukur.

Olta i ka përgatitur të bijës një tortë të veçantë, e cila nderonte gjyshin e Gaias dhe vjehrrin e këngëtares, Shezai Rrokajn, i cili ka shkruar librin e Abetares, prandaj dhe torta ishte bërë me kopertinën e këtij libri.

Image
Insta

“8 mujorin e festuam me tortën më speciale, në nder të njërit prej autorëve të Abetares, të cilin Gaia ka fatin ta ketë gjysh”, ka shkruar Olta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat