Bim Bimma i reagon ashpër qytetares që u ankua për qentë e tij

Mediale Vip

Bim Bimma i reagon ashpër qytetares që u ankua për qentë e tij

Më: 16 mars 2021 Në ora: 17:09
Bim Bimma

Bim Bimma nuk hezitoi t’i përgjigjej qytetares që u ankua për qentë e tij.

Reperi Bim Bimma shumë herë shihet bashkë me dy qentë e tij edhe në publik.

Së fundi, në rrjete sociale ai ka publikuar një ankesë që një qytetare e drejtoi publikisht lidhur me qentë e Bimmës.

Ajo e kritikon atë për faktin se nuk i kishte lidhur qentë para disa kohe dhe ata e kishin ndjekur atë.

“Para do kohe ne Prishtine, dy qenë te nje kengetari ne hymje te nje banese ne qender, paten fillu me me ndjeke…. shkalleve te nderteses… Une ik, ata mas meje.. e pronari i tyne (kengetari) nga larg ma bojke “mos ik”, se nuk te hane”… vec po luajne. Allahile a? Vec po luajne a? Jo qe po ndalna ne vend, pra… m,asi po u merrkan vesh me fjale. Hej, qen eshte ai. Nese ju si pronare iu besoni, une nuk iu besoj. Po edhe nese nuk han, sdu as me mu afru as me lujte as me preke as hic. Eren bre smuj me ua duru. Edhe, ne qytet mbajini lidhe edhe mbajini ngat vetit. Nese ju i doni, une edhe plot tjere sdojme mi pa me sy”, ka shkruar ajo.

Ndërs, Bim Bimma në përgjigjen e tij bën thirrje që ta raportojnë postimin e vajzës në fjalë, duke thënë se ka nxitur gjuhë të urrejtjes dhe bulizëm.

“Të dashtun! Replika jem ndaj ni krijese te paskurpullt si kjo, mu ka blloku prej fb se i ka shti 100 njerz me ma raportu postimin! Se e ka pa qe m*t e ka bo! Nese fb e hek repliken te duhet me hek edhe kto!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kurse, në postimin tjetër, artisti postoi përgjigjen që ia kishte dhënë asaj në postim.

“Mos tma lun viktimen! Po kur han m*t perbije”, shkruan ndër të tjera ai.

Image
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat