Mesazhi i Princ William për botën: Unë jam djali i Lady Diana-s gjithashtu

Mediale Vip

Mesazhi i Princ William për botën: Unë jam djali i Lady Diana-s gjithashtu

Më: 16 mars 2021 Në ora: 20:21
Princ William, Lady Diana

Me intervistën e Harry-t dhe Meghan tek Oprah Winfrey u duk sikur e gjithë vëmendja e botës u hodh tek ai. Ai tregoi se sa i ngecur kishte qenë në mbretëri, foli për nënën e tij Diana-n, bisedën e tyre të fundit në telefon dhe pendesën që nuk foli më shumë. Dhe botës iu rikujtua edhe njëherë princesha e zemrave.

Pak nga gjithë popullariteti i Diana-s u hodh mbi Harry-n dhe William u la në harresë. Për shumë pak ditë, pasi ia zgjodhi ta zgjonte botën me një mesazh që dukej sikur thërriste: Hej, jam edhe unë djali i Lady Diana-s!

Si? Përmes letrave që fëmijët e tij Charlotte dhe George i dërguan gjyshe Diana-s në qiell.

Kartolinat për ditën e nënës, drejtuar Diana-s, u publikuan si rrallëherë në profilin zyrtar të Kate dhe William. Në një rej tyre, në kartolinën e Charlotte shkruhej: Babit i mungon shumë.

A ishte kjo një mënyrë elegante e Kate dhe William për t`i kujtuar të gjithëve se janë edhe ata këtu dhe janë të Lady Diana-s gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat