Mc Kresha lë Kanadanë dhe merr vendimin e shumëpritur!

Mediale Vip

Mc Kresha lë Kanadanë dhe merr vendimin e shumëpritur!

Më: 20 mars 2021 Në ora: 08:20
Mc Kresha

Mc Kresha prej kohësh jeton në Kanada së bashku me bashkëshorten, Erzinën dhe vogëlushen e tyre. Ndërkohë pak ditë më parë ai u nis drejt Kosovës dhe fotot e ndarjes me vajzën para udhëtimit bën xhiron e rrjetit.

I ati i Erzinës publikoi në Instagram momentin kur reperi shihet me valixhe dhe përshëndetet më të bijën. Ky largim dukej se ishte shumë i vështirë për artistin shqiptar, pasi ai shihej duke u larguar dhe kthyer sërish tek vajza për të përqafuar.

Mirëpo duket se reperi nuk do të qëndrojë për kohë të gjatë larg familjes. “Prive” ka mësuar se Mc Kresha dhe Erzina do të zhvendosen për të jetuar me kohë të plotë në Prishtinë. Jo vetëm reperin, por edhe bashkëshorten e tij e pret puna në Kosovë, ndaj duket se kanë qenë të detyruar të rikthehen në vend. Ndërkohë sa i përket Kanadasë, ata kanë vendosur që atje të kthehen herë pas here për të kaluar pushimet gjatë sezoneve.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2019, MC Kresha i dha fund beqarisë me partneren e tij Erzina, në një ceremoni private me miq e të afërm në Prishtinë. Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina u bën prindër të një vajze në qershor të vitit 2020. Vogëlushen e tyre e pagëzuan me emrin, Iza, që do të thotë Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat