Moderatorja shqiptare në pritje të ëmbël, së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë

Mediale Vip

Moderatorja shqiptare në pritje të ëmbël, së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:07
Eni Vasili

Moderatorja e njohur, Eni Vasili është në një pritje të ëmbël. Atë e shohim çdo javë në ekran, mirëpo askush nuk e ka vënë re barkun e saj të rrumbullakosur.

Ky lajm është bërë i ditur nga “Panorama Plus”.

Mesa duket dashuria disa vjeçare me inxhinierin e quajtur Armand ka marrë një tjetër dimension, i cili disa kohë më parë braktisi Londrën për të jetuar në Shqipëri me Enin, e cila nuk mund të hiqte dorë nga gazetaria.

Ajo ka rreth 25 vite në ekran, ku dhe është përballur me situata nga më të ndryshmet përsa kohë që ajo trajton tema delikate që kanë të bëjënë me politikën.

Kujtojmë se para disa kohësh debate mes saj dhe Klevis Balliut në studion e “Open” u në mjaft virale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat