Brenda apartamentit luksoz të Ryva Kajtazit

Mediale Vip

Brenda apartamentit luksoz të Ryva Kajtazit

Më: 5 prill 2021 Në ora: 10:21
Ryva Kajtazi

Ajo është prej vitesh e pranishme në estradën shqiptare dhe njëra prej këngëtareve më të admiruara.

Bëhet fjalë për Ryva Kajtazin, e cila tashmë ka ndërtuar një karrierë të bujshme profesionale.

Krahas me këtë, krijuesja e hitit “Hajde zemër” momentalisht po shijon një jetë të lumtur personale meqenëse është bërë nënë e dy fëmijëve.

Në një material nga Prive, është zbuluar edhe apartamenti i ri artistes së njohur, në të cilin është zhvendosur para një viti.

Ryva së bashku me bashkëshortin e saj, Fidanin, jetojnë në një apartament në qendër të Prishtinës që njëherësh duket të jetë shumë luksoz.

Ai është i kuruar në detaje dhe përfshin ngjyrat bardh e zi dhe ato origjinale të drurit. Këngëtarja posedon një ambient mbi 120 metra katrorë me dyer të veçanta në lartësi jashtë çdo standardi.

Në këtë përfshihen po ashtu dy banjo, një kuzhinë e madhe me tryezë, sallon dhe katër dhoma gjumi.

Për më shumë, ua sjellim disa pamje më poshtë:

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat