“Lojëra të shëmtuara”, Meridiani i del në mbrojtje Sindit

Mediale Vip

“Lojëra të shëmtuara”, Meridiani i del në mbrojtje Sindit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:05
Meridiani dhe Sindi

Meridiani komenton sherrin e djeshëm të Sindit me Julin.

Meridian Ramçaj me anë të një statusi të gjatë në Instagram, i doli në krah Sindit.

Ai tha se Sindit po i bëhet gjyq çdo ditë për çdo lëvizje që bën, andaj është e pakuptueshme se nga vjen i gjithë ky mllef.

Duke mbrojtur konkurrenten, opinionisti tha se ajo është një vajzë e fortë dhe e zgjuar, por e rrethuar nga një turmë injorantësh.

“Në mënyrë direkte apo indirekte ofeza, për personin apo objektin, nuk kuptoj nga buron gjithë ai mllef, përçmim në grup për një vajzë të re, të talentuar që i bëhet gjyq çdo ditë në çdo fjalë që nxjerr apo lëvizje që bën. Sindi, ti je një vajzë e zgjuar dhe e fortë, mos lejo të dëmtojë injoranca e turmës dhe të biesh pre e lojrave të shëmtuara për të marrë vëmendje kur nuk ua jep askush tjetër”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se përplasja e Sindit me Julin erdhi si pasojë e një videoje live të Julit, në të cilën konkurrentja pretendoi se e shau, por ai e mohoi ta ketë bërë një gjë të tillë.

Në gjithë atë situatë, ajo u largua nga studio dhe Murati e ndoqi nga pas. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat