Tara feston ditëlindjen e 11-të, Tuta Krasniqi e uron me plot emocion

Mediale Vip

Tara feston ditëlindjen e 11-të, Tuta Krasniqi e uron me plot emocion

Më: 27 prill 2021 Në ora: 19:23
Tara dhe Teuta

Data e 27 prillit është e rëndësishme për aktoren, Teuta Krasniqi.

Kjo pasi vajza e saj nga martesa e parë me këngëtarin Blero feston ditëlindjen.

Ajo zgjodhi rrjetet sociale për ta uruar Tarën me një urim të veçantë teksa ka publikuar edhe disa fotografi.

Ndër të tjera, ajo ka shkruar se është krenaria, inspirimi dhe me një fjalë kuptimi i jetës së saj.

“Tara jem, drita e syve të mi, gëzimi im i parë, ende mendoj që je bebushe e ti sot po i mbush 11 vjet ???
Cdo ditë, ti më bën krenare me mirësinë tënde, dëlirësine tënde, shpirtbardhësinë tënde… Karshi viryteve tua, më duket edhe vetja e vogël… Ti më inspiron cdo ditë që të bëhem njeri më i mirë sepse ti meriton vetëm të mira dhe më të mirët rreth vetes. Ti je ajo që gjërave të vogla u jep kuptim, je ajo që gjithmonë thua ‘të lumshin duart’, gjithmonë thua ‘shëndet’ ( edhe po të teshtij nga dhoma tjetër ), gjjthmonë thua ‘faleminderit’ dhe gjithmonë thua ‘Te dua’. Zot faleminderit per gjithë këtë bekim. Unë ( mami ) kur të ‘rritem’ dua të bëhem si ti. Ti je vet jeta ime, shtëpia ime. ‘Kur i numëroj bekimet e mia ne jetë, ty të numëroj 100 herë’ Urime ditëlindja shpirti i mamit. Zoti të bekoftë me shëndet të plotë, dashuri të pakusht, gëzime, suksese dhe mbarësi, bashkë me familje dhe gjithë njerëzit tu të dashur.
Të dua më së shumti në botë, – Mami”, ka shkruar Teuta.

Theksojmë se në postimin e saj, ajo mori edhe urime të shumta nga ndjekësit, miqtë dhe kolegët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat