Kanë filluar xhirimet për sezonin e dytë të “Emily in Paris”? Çfarë pritet të ndodhë?

Mediale Vip

Kanë filluar xhirimet për sezonin e dytë të “Emily in Paris”? Çfarë pritet të ndodhë?

Më: 5 maj 2021 Në ora: 18:30
Lily Collins

Xhirimet tashmë kanë filluar për sezonin e dytë të “Emily in Paris”, seriali Netflix ndër më të dashurit dhe më të kritikuarit në sezonin e kaluar, me protagoniste Lily Collins. Seriali, është konceptuar nga Darren Star, i njëjti autor i “Seksi dhe Qyteti”, që në katër javët e para arriti 58 milionë përdorues, duke e bërë serialin më të shikuar në Netflix në vitin 2020.

Por historia e Emily, amerikania që zhvendoset në Francë për të punuar në kompaninë e komunikimit Savoir, në mes të takimeve romantike dhe miqësive të reja, do të fillojë pikërisht aty ku ajo u ndal, në sfondin gjithnjë e më romantik të Parisit.

Regjisori ka konfirmuar se të gjithë aktorët e sezonit të parë do të jenë pjesë e sezonit të dytë. Personazhet si Lucas Bravo, Camille Razat dhe Ashley Park Philippine Leroy Beaulieu do të rikthehen.

A jeni kurioz të shihni se çfarë do të ndodhë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat