Këtë nuk e prisnim, Nora dhe Melinda në një bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar

Mediale Vip

Këtë nuk e prisnim, Nora dhe Melinda në një bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar

Më: 15 maj 2021 Në ora: 10:14
Nora dhe Melinda

Para pak muajsh u mësua se Nora Istrefi dhe Melinda do të vinin në një bashkëpunim me njëra-tjetrën. Edhe pse duetet mes artistëve lindin zakonisht pas miqësive, ky nuk është rasti i dy këngëtareve. Melinda dhe Nora nuk kanë pasur miqësi më herët bashkë, duke qenë se vijnë dhe nga breza të ndryshëm artistësh, por kjo nuk i ka penguar që të bashkojnë forcat për një projekt muzikor.

Por më i habitëshëm është fakti se dy vajzave ju është bashkuar edhe një reper në këngën e re. “Prive” ka mësuar se Norës dhe Melindës do t’i bashkohet edhe Gjiko në këtë bashkëpunim. Kjo është hera e parë që do e dëgjojmë trion në një projekt të përbashkët, ndaj kurioziteti për këtë këngë do të jetë goxha i madh. Kënga thuhet se është finalizuar dhe tashmë na mbetet të presim vetëm publikimin e saj.

Megjithëse nuk pritej që Gjiko t’ju bashkohej këngëtarëve, ai i njeh të dyja shumë mirë sepse ka bashkëpunuar edhe më herët me to.

Reperi numëron dy bashkëpunime në repertorin e tij muzikor me Nora Istrefin. Të dyja këngët si “Gabime” dhe “Anna” kanë rezultuar mjaft të suksesshme, sidomos kjo e fundit që bëri namin gjatë gjithë vitit të shkuar.

Ndërsa me Melindën, Gjiko ka realizuar vetëm një duet, “X5”, që vazhdon të jetë një nga këngët më të dëgjuara, edhe pse është publikuar 8 muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat