Rrëfim emocionues i Lady Gaga-s, tregon momentin kur u përdhunua dhe mbeti shtatzënë në moshë të re

Mediale Vip

Rrëfim emocionues i Lady Gaga-s, tregon momentin kur u përdhunua dhe mbeti shtatzënë në moshë të re

Më: 22 maj 2021 Në ora: 06:30
Lady Gaga

Në një rrëfim të rrallë, artistja me famë botërore, Lady Gaga ka treguar se kur ishte 19 vjeçe mbeti shtatzënë pasi u përdhunua nga producenti i saj.

Ajo ndau përvojën e vet në episodin e parë të shfaqjes së Oprah Winfrey dhe Princit Harry The Me You Can’t See, i cili eksploron shëndetin mendor me të ftuar të famshëm.

Artistja shpjegoi se ishte 19 vjeç kur ajo u sulmua seksualisht nga një producent muzikor, të cilin nuk preferon që t’ia bëjë publik emrin.

“Isha 19 vjeç dhe po punoja në biznes dhe një producent më tha: ‘Hiqi rrobat’. Dhe unë thashë jo, dhe u largova. Ndërsa më tha se do të digjte të gjithë karrierën time”.

Pas aktit, Gaga kaloi një shok të vërtetë mendor, saqë shkoi edhe të psikiatri.

“Së pari ndjeva dhimbje të plotë, pastaj u mpiva. Dhe pastaj isha sëmurë edhe pas shumë javësh, dhe kuptova se ishte e njëjta dhimbje që ndjeja kur personi që më përdhunoi më la ​​shtatzënë.

Mes emocionesh tregon se pas asaj që ndodhi nuk ishte më vajza e dikurshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat