Naser Berisha lanson këngën “Fjala e thyer”

Mediale Vip

Naser Berisha lanson këngën “Fjala e thyer”

Më: 25 maj 2021 Në ora: 20:45
Naser Berisha

Këngëtari ka publikuar projektin e ri muzikor.

Ai njoftoi përmes rrjeteve sociale se ka lansuar një baladë me videoklip.

“Fjala e thyer”, mban titullin kënga më e re e kantautorit shqiptar e cila pritet të pëlqehet nga publiku si shumë projekte tjera muzikore.

Për muzikën janë kujdesur Zeqirja Bajrami dhe vet këngëtari, të cilën njëherësh e kanë shkruar edhe tekstin.

Oki e ka bërë orkestrimin, derisa Reshat Beqiri (kitarë), Barlet Qerimi (bateri dhe vokal përcjellës) dhe Dëfrim Behluli (piano)  janë përfshirë në realizimin e këtij projekti muzikor i cili është i pari për vitin 2021 nga këngëtari.

Ndryshe, për anën vizuale është përkujdesur Bug Production.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat